OVL e UÇK-së në Ferizaj, i ndan Mirënjohjeje Agim Aliut në 20 vjetorin e Çlirimit

Views: 90
Avantgardia

Në 20 vjetorin e Çlirimit të Ferizajt, drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, vizituan të parin e qytetit, Agim Aliu. Ata përveç çasteve në një bisedë të përzemërt ku u evokuan shumë kujtime të luftës sonë çlirimtare, kishin përgatitur edhe një dhuratë të veçantë. Me mirënjohje dhe plaketën e falënderimit, ata nderuan të parin e Ferizajt, Agim Aliu që gjithmonë dhe në çdo hap iu gjend pranë si institucion dhe personalitet.

Bashkëveprimtari dhe bashkëluftëtari i tyre, tash Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu tha se në jetën institucionale pranohen shumë mirënjohje e lavdata porse kjo mirënjohje është e veçantë sepse bart peshën e nderit dhe gjakut të qindra e mijëra Dëshmorëve të Kombit të cilët flijuan që ne sot të jetojmë në liri. Kësaj i shtohet edhe jubileu i 20-ta i Çlirimit, dekada e dytë e lirisë e cila u arrit, falë luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.