Ish pjesëtari i UÇK-së Naim Ismajlit një urim të veçantë për çlirimin e Shtimes

Views: 209
donita

Kryetar i Komunës së shtimes z. Naim Ismajli i cili ka qenë edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka uruar këtë ditë të paharrueshme:

Urimi i Plotë:

Urime Dita e Çlirimit, qytetit im!

Me punë të palodhshme dhe devotshmëri drejt suksesit që kemi sot nuk u ndalem asnjëherë. Ditë e mirënjohjes për të gjithë heronjët, dëshmorët dhe martirët, invalidë e veteranë të Luftës së UÇK-së, të cilët sakrifikuan shumë për vendin tonë. Ditë kjo që na ngjallë shumë emocion sepse tani e 20 vite jemi më të lirë se kurrë.

Lavdi atyre që dhanë jetën për lirinë që kemi sot.

Kosovë, urime 20 vjetori, Dita e Çlirimit!
N.I