KSHM merr masa për shkelësit e rregullave gjatë provimit të Maturës Shtetërore

Views: 80
Avantgardia

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) ka analizuar sot raportet e ardhura nga terreni pas përfundimit të ditës së parë të provimit të Maturës Shtetërore në regjionin e Prishtinës.

Komisioni ka konstatuar se, në përgjithësi testi ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur parregullsi të mëdha që ndikojnë në proces.

Gjatë mbajtjes së testit janë përjashtuar nga procesi 54 nxënës, të cilët do ta humbin këtë afat të testimit.

Administruesit që kanë shkelur rregullat janë: Luljeta Gashi, Kimete Mejtani dhe Hazbije Zeqiri, të cilat kanë qenë të angazhuar në Podujevë. Ndërsa, edhe për dy administrues të tjerë, janë duke u vërtetuar provat për shkelje dhe gjatë ditës së nesërme, nëse vërtetohen shkeljet, do të bëhen publike emrat e tyre.

Ndaj këtyre administruesve do të iniciohen masat sipas vendimeve në fuqi.