Shkoi për ta kumtuar mbylljen e shkollës – Qëndron Kastrati u përzu nga fshati i Kamenicës

Views: 118
Avantgardia

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, është përballur me një rev’oltë të fortë të qytetarëve të komunës së tij, të cilët po kundërshtojnë synimet e tij për reforma në arsim.

Në një diskutim publik të organizuar  në fshatin Hodonoc të Kamenicës, Kastrati nuk ishte lejuar fare që t’ia nis fjalimit të tij, duke i fishkëllyer nga qytetarët.

Duket se situata ishte afër të përshkallëzohej edhe në konflikt fizik mes një banori i cili i afrohet i nervozuar kryetarit të Komunës, Qëndron Kastrati.

Kastrati në këtë tubim, ishte nisur për të treguar se do të mbyllte shkollën, si pjesë e reformave të tij në arsim.

Përveç që nuk u lejua të flas, pas daljes nga tubimi, makina e tij ishte goditur me vezë nga qytetarët e pakënaqur.