Policia e Kosovës triumfon në garën e Njësiteve Speciale në Hungari

Policia e Kosovës me pjesëtarët e njësisë speciale elite “FIT “, tashmë të njohur si “NJSI”, edhe këtë vit kanë marrë pjesë në garat ndërkombëtare të Njësiteve Speciale Cross Fit-it, që organizohen në shtetin e Hungarisë.

Sipas policisë, në këtë garë ndërkombëtare marrin pjesë shtete nga Evropa dhe Azia, ku NJSI, duke dëshmuar përgatitjet e larta profesionale dhe fizike, ka arritur që në garat ekipore të renditet e dyta, përderisa në garat individuale ka rezultuar e para.

“Policia e Kosovës edhe pse institucioni më i ri krahasuar me policit tjera, po arrin të triumfoj në shumë gara sportive në arenën ndërkombëtare. Policia e Kosovës në vazhdimësi do ti kushtoj rëndësi të gjitha njësiteve të saj, që të vazhdojnë ngritjen dhe avancimin e tyre në mënyrë profeaionale, duke përfshirë edhe shkathtësit fizike”, thuhet në një njoftim të policisë./IK/