Bajrush Xhemajli me i votuari në këshillin e përgjithshëm të PDK-së!

Të dielën, Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur Konventën e Nëntë Zgjedhore dhe sipas të gjitha pritjeve, ka rizgjedhur kryetar pa asnjë kundërkandidat, Kadri Veselin.

Në listën e të zgjedhurve të Këshillit Drejtues të kësaj partie, që e ka siguruar IndeksKosova, nuk shihen emra si Xhavit Haliti, Justina Pula, Arsim Bajrami e Elmi Reçica.

Më i votuari në listë është Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, që pritet të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës nga PDK’ja. Ismaili ka marrë 461 dhe Bajrush Xhemajli me 458 vota që janë shpallur më të votuarit e PDK-së në nivelin qëndrorë!