Piloti tregon se pse nuk u vërejtën turbulencat nga drejtuesit e aeroplanit Prishtinë-Basel!

Aeroplani i linjës së rregullt nga Prishtina në Bazel ishte tronditur nga turbulenca masive. Turbulenca të tilla janë të papërshtatshme, por jo të rrezikshme, sqaron një pilot i njohur i Airbus për Blick.

Horrori zgjati pak minuta, por pasagjerëve të fluturimit V07205 nga ALK Airlines nga Prishtina në Bazel, do t’u mbetet gjithmonë në mendje: Për shkak të turbulencave të forta aeroplani për rreth 15 minuta pësoi dridhje të pa paramenduara.

Dhjetëra persona u lënduan, e shumë të tjerë ishin të shokuar edhe pas orëve të tëra, me frikën që i kishte kapluar në palcë!

Thomas Steffen është vet për vite të tëra pilot i aeroplanëve Airbus. Edhe ai i kishte shikuar pamjet e kabinës së fluturimit të ALK. Për të është e qartë: Në turbulenca të tilla gjithmonë duhet llogaritur, dhe të gjithë duhet të kenë të vendosura rripat e sigurisë.

“Ka një arsye, se pse gjithmonë para fluturimeve u komunikohet pasagjerëve që të vendosin rripin e sigurisë. Për këtë edhe pilotët gjithmonë vendosin rripat para nisjes”, u shpreh piloti 44 vjeçar.