Adem Demaçit do t’i ngritët shtatore në Prishtinë

Views: 194
donita

innovate http://adamnitz.com/82587-pyridium-cost.html Veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, do t’i ngritet shtatore prej 4 metrash lartësi, në Prishtinë.

publish http://homehealthmarketingexperts.com/47084-azulfidine-cost.html Mirëpo kjo shtatore nuk është mirëpritur nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, pasi sipas tyre figura e Demaçit duhet të nderohet edhe me një mauzole që të vendoset edhe arkivoli me eshtrat e tij.

voltaren gel price Ka gati një vit prej se ka ndërruar jetë, veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

tour http://www.oldsoulfreespirit.com/75808-buspar-price.html Por tani, ai pritet të jetë i skalitur në bronz, në një shtatore prej 4 metrash lartësi dhe të vendoset në Prishtinë.

rotahaler price substantiate Është pikërisht sheshi afër rrethrrotullimit të spitaleve ku do të ngritët shtatorja e Demaçit, që tashmë mban edhe emrin e veprimtarit.

Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit dhe njëkohësisht anëtar i Komisionit për monitorimin e vendosjes së shtatores, ka thënë se është hapur konkursi për tender të projektimit dhe do të jetë i hapur deri më 17 korrik të këtij viti.

“Shtatorja do të jetë e ndërtuar në bonz. Përpos shtatores do të jenë edhe gjashtë murale me thëniet e njerëzve më të mëdhenj shqiptarë. Kështu që do të jetë një përmbledhje e të gjitha porosive të njerëzve tonë më eminent”, tha për RTV Dukagjinin Jahja Lluka.

Lluka ka thënë se përveç shtatores, në nderim të figurës së Adem Demaçit, do të emërtohet edhe autostrada Prishtinë-Pejë, me emrin e tij.

Mirëpo, ndaj ndërtimit të kësaj shtatoreje ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, që sipas tyre duhet të ndërtohet jo vetëm shtatore por edhe një mauzole, për Demaçin.

Shala ka shtuar se është më mirë të shtyhet ndërtimi i kësaj shtatore në mënyrë që të hapet konkurs edhe për skulptorët ndërkombëtar që puna të kryhet më profesionalisht.

Sipas Prokurimit Publik, ky projekt do të kushtojë rreth 124 mijë euro