Ja personi nga Ferizaj që ju konfiskua pasuria nga Policia Gjermane dhe e Kosovës!

Ka përfunduar operacioni kontrolli/bastisje i policisë së Kosovës në bashkëpunim me policinë e shtetit të Gjermanisë, operacion që është realizuar në gjashtë lokacione të ndryshme në qytetin e Prishtinës dhe Ferizajt.

Operacioni i zhvilluar ka pasur për qëllim gjetjen e dëshmive materiale lidhur me vërtetimin e veprës penale “Pastrim i parave”, të cilën dyshohet ta kenë kryer persona të dyshuar të involvuar, transmeton Telegrafi.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në një komunikatë për media, bastisjet janë kryer në qytetin e Prishtinës në (2) dy lokacione, ndërsa në qytetin e Ferizajt në (4) katër lokacione.

Gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar:

63/foldera me dokumentacione të ndryshme në lidhje me aktivitetin e bizneseve të një kompanie.

Janë konfiskuar një numër i madhe i hard-disqeve të kompjuterëve, USB dhe pajisjeve tjera elektronike të cilat ekspertët e fushës i kanë konsideruar të nevojshme për t’u ekzaminuar .
Janë sekuestruar gjithsej edhe 6296,50 euro
12/orë dore të llojeve t ndryshme si Armani, rolex, festina, fossil, svatsh, boss
Një veturë e tipit Porshe
Një mortor i tipit yamaha

Me vendim të Prokurorit të prokurorisë speciale të dyshuarve u janë ngrirë të gjitha llogaritë bankare biznesore dhe ato personale.

Po ashtu u janë ngrirë 8 parcela tokësore prona të të dyshuarve, këtu hyjnë edhe dy shtëpi banimi të cilat gjenden në lagjen Marigona në Çagllavicë.

Pasi të dyshuarit nuk janë gjendur në shtëpitë e tyre, janë urdhëruar që të paraqiten pranë autoriteteve për t’u intervistuar në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës,

IndeksKosova mëson se personi nga Ferizaj ju kanë konfiskuar shtepia vetura Porshe, ky është Betim Tasholli dhe është edhe pronari i AVA në Ferizaj dhe disa lokacione tjera!