AAK ska nevojë për pastrim: Më vie keq që PDK e largoi Çekun

Views: 234
donita

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka nevojë për ndryshime, siç ka bërë Kadri Veseli me PDK’në, transemton IK

Deputeti i AAK-së ka thënë se situata në PDK nuk mund të ndërlidhet me AAK’në. Sipas tij vet AAK kishte larguar dy zëvendësministrat nga radhët e partisë për shkak se kishin akta.kuza.

Ne jemi në Qeveri kohëve të fundit, kemi 18 muaj 19 muaj ashtu nuk kemi raste të ngjashme – i kemi zotëri Berisha, ministri i Mbrojtjes që ndërlidhet me veteran, por përndryshe nuk mendoj që duhet të ndërlidhet me këto tema. Zotëri Veseli është tu bo tendenca me bo reformë edhe brenda për brenda subjektit politik ndërsa unë nuk e shoh që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nevojë për me u ndërlidh me këso situatash. Në rast do të ketë të ardhmen siç kemi bërë ne i kemi përcjell dy zëvendësministra nga detyra automatikisht dhe mendoj që kështu do të ndodh edhe të ardhmen”, ka thënë Haradinaj për Kosovapress.

Teksa ka folur për veprimin e Kadri Veselit për t’i larguar gjithë zyrtarët e partisë me akta.kuza, Haradinaj ka thënë se i vije keq për largimin e tashmë ish-zëvendësministrit, Agim Çeku.

“Më vjen shumë keq që zëvendës Çeku është detyruar me shku në shtëpi, sepse unë mendoj që kushdo që kishte me qenë në vendin e tij kishte me qenë bartës i akta.kuzës në rastin e veteranëve”, është shprehur ai.