Aksident në magjistralen Mitrovicë-Pejë, 10 të lënduar

Views: 203
donita

Një aksident me 10-të të lënduar ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor i fshatit Qubrel.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një autobus dhe një veturë.

Lajmin për Klan Kosova.TV e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

Të lënduarit po marrin trajtimet mjekësore në Qendren e Mjekësisë Familjare në Skënderaj dhe në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.