Ish- asamblisti i AAK-së emërohet në bordin e Ujësjellësit

Views: 709
Avantgardia

Anëtari i katër i bordit të KRU Prishina është Albatron Sahiti. Ai ka qenë asamblist i AAK-së dhe ish-anëtar i Këshillit Drejtues të partisë së kryeministrit.

Ai ka qenë asamblistë në mandatin e kaluar, që i bie deri në fund të vitit 2017, pra më pak se dy vjet që prej se nuk është më në atë pozitë. E ligji për Ndërmarrjet publike thotë se anëtarët e bordit të ndërmarrjeve publike nuk duhet të kenë poste politike në 36 muajt e fundit, për të plotësuar kushtin e pavarësisë.

KALLXO.com ka kontaktuar Sahitin për të pyetur nëse ka ende ndonjë funksion në këtë parti, ku ai tha se tani më është vetëm aktivist.

“Kam qenë asamblist i AAK-së në Ferizaj por aktualisht jam vetëm aktivistë, anëtar nuk jam në struktura të AAK-së. Nuk jam rizgjedhur në zgjedhjet”, tha ai.

Ai e ka shoqëruar kryeministrin më shumë se një herë në ecjet e tij nëpër malet e Kosovës, bazuar në fotot e publikuara në Facebook.