Ndryshime drastike të motit: Parashikimi për sot dhe ditët në vazhdim

Views: 159
Avantgardia

Prishtina Weather paralajmëron se java fillon me mot të paqëndrueshëm, jo shumë të ngrohtë dhe me shi, kurse ga dita e mërkurë më nxehtë dhe kryesisht me diell, shkruan IK

Moti gjatë ditës së sotme dhe ditëve në vazhdim:

24.06 – Kryesisht vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Nga mëngjesi mundësi për zhvillime të shtrëngatave të izoluara me shi, e që pasdite do të jenë më të shpërndara mbi vend.

25.06 – Vransira dhe intervale me diell. Paradite reshje lokale shiu, e gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

26.06 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

27.06-28.06 – Të enjten nxehtë, kthjellët dhe me diell. Ditën e premte nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vransirave, me mundësi edhe për reshje lokale shiu me bubullima.