Po hapet paralelja e shkollës së mjekësisë në Shtime

Views: 172
donita

Drejtori i DKA-së, Mensur Neziri ka pritur në takim drejtorin e DKA-së së komunës së Ferizajt, z. Afrim Llabjani, të cilët u dakorduan për të implementuar marrëveshjen e bërë në mes të kryetarëve të komunave, Shtime dhe Ferizaj, z. Naim Ismajli dhe z. Agim Aliu, të cilët bënë marrëveshje në realizimin e hapjes së një paralele të Mjekësisë së Përgjithshme “Elena Gjika” në Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale në komunën e Shtimes.

Kryetari Ismajli me këtë rast ka uruar të gjithë qytetarët e komunës së Shtimes e në veçanti nxënësit që dëshirojnë të regjistrohen në mjekësi, me që këtë vit po realizohet kjo dëshirë e shumë pritur.
Në këtë vit akademik do të jetë një numër konsiderueshëm më i lartë krahas viteve tjera, gjithashtu kryetari Ismajli ka shtuar se ky ka qenë një rrugëtim i gjatë në jetësimin e kësaj paralele i cili po rezulton plot suksese drejt të ardhmës për të rinjt e komunës sonë.