I dë;nuar për mosdeklarim të pasurisë, Enver Berisha pjese e Kryesisë së PDK ne Klinë

Views: 103
Avantgardia

Ish kryetari i AAK-së në komunën e Klinës, Enver Berisha është zgjedhur pjesë e kryesisë së PDK-së në këtë komunë.

Në një dokument të siguruar nga Gazeta Blic, ku është emëruar kryesia e re e PDK-së në Klinë figuron emri i Enver Berishës, i dënuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Madje, emri i Berishës është i dyti në kryesinë e re të PDK-së në Klinë, prej gjithsejt 36 anëtarëve.

Berisha ishte dënuar me 6 muaj burgim me kusht dhe dënim me gjobë në vlerë prej 1000 euro, sipas aku;zave për mosdeklarim të pasurisë.

Javë më parë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, doli në një konferencë për media, për të dhënë një vendim që ai e quajti të rëndësishëm për partinë e tij dhe Kosovën.

Ai kërkoi nga të gjithë zyrtarët e PDK-së, të cilët kanë akta;kuza apo edhe janë të dë;nuar për vepra të ndryshme penale, që t’i lirojnë pozitat e tyre, qoftë brenda partisë, por edhe brenda institucioneve të ndryshme në vend.