Agim Veliu ndërhyn në procesin zgjedhor në Ferizaj, ndihmon Sfarqën ta fitoj degën e LDK-së

Views: 253
donita

Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu, si anëtar i Komisionit të Ankesave dyshohet që ka ndërhyrë në rezultatin zgjedhor për kryetar të degës së LDK-së në Ferizaj, duke marrë vendim që të anulojnë zgjedhjet në dy nëndegë.

Këtë vendim, Veliu, me mbështetje edhe të Lutfi Zharkut e ka marrë pa u konsultuar fare me anëtarët tjerë të Komisionit të Ankesave.

Pos Veliut, në këtë komision bëjnë pjesë edhe Ismet Beqiri, Gazmend Muaxheri, Haki Rugova dhe Imri Ahmeti. Me këtë të fundit ka kontaktuar “Gazeta IK” për të pyetur rreth këtij vendimi, por ai ka mohuar praninë në këtë mbledhje.

Jo nuk kam qenë në mbledhje të Komisionit të Ankeasve dhe nuk kam informacione nëse është marrë ndonjë vendim“, u shpreh Ahmet

Ndërkohë siç merr vesh Gazeta IK’ nga burime brenda LDK-së, vendimi për anulim të zgjedhjeve në dy nëdegë në atë të Kosharës dhe në një nëdegë tjetër të qytetit të Ferizajt 5/1 vjen si rezultat i kalkulimeve të Veliut dhe Zharkut, në votat e katër delegatëve të këtyre dy nëdegëve, që do të reflektonin në rezultatin e zgjedhjeve për kryetar degës në Ferizaj.

Në kompenzim të gjithë kësaj, Gazeta IK ka arritur të mësoi se kryetari i rizgjedhur sot në LDK të Ferizajt, Muharrem Sfarqa i ka premtuar Veliut votat e 24 delegatëve të degës që ai e drejton në këtë qytet, për kryetar partie.

LDK-ja ka shpallur zgjedhjet e brendshme javë më parë. Por, procesi zgjedhor në disa degë dhe nëndegë nuk ka shkuar mirë si rezultat i konflikteve verbale dhe fizike mes anëtarëve të partisë. Në disa nëndegë është dashur të ndërhyjë edhe Policia e Kosovës, pasi që ka pasur përleshje masive mes vete.

Për këto ndodhi, kryetari aktual i kësaj partie Isa Mustafa, ditë më parë pati thënë se nuk po i bëjnë favor partisë dhe se do të anulojnë procesin zgjedhor në çdo degë apo nëdegë ndodhin incidente