Macron në Beograd: Me Kancelaren Merkel do të organizojë takimin Kosovë -Serbi

Views: 147
donita

Pres,identi i Francës Emanuel Macron që ka nisur sot vizitën dy ditëshe në Beograd ka folur për dialogun Kosovë –Serbi duke thënë se ai do ta organizojë takimin Kosovë – Serbi bashkë Kancelaren Angela Merkel.

“Ishim mjaftë të hapur në bisedë. Unë do ta organizojë takimin me ju, kryeministren e Serbisë.. lidershipin e Kosovës dhe kancelaren Merkel. Franca dëshiron që të kemi një marrëveshje. Kosova dhe Serbia janë shtete europiane dhe duam që kjo të shndërrohet në fakt” ka thënë shefi i shteti francez në një konferencë për media në Beograd bashkë me homologun e tij serb.