Vjehrra nga Lipjani bën nusen për spital

Views: 272
donita

Një grua nga Lipjani ka lajmëruar policinë se është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj

Rasti ka ndodhur pasditen e së marrtës në Lipjan, ku viktima ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq lidhur me rastin është lajmëruar prokurori.

Nuk raportohet për të arrestuar në këtë rast.