Asfaltohen 6 rrugë në qytet, Kryetari Aliu inspekton punimet dhe fton qytetarët të denoncojnë punimet jocilësore

Views: 152
donita

Kjo fundjavë nisi dhe do të përmbyllet me investime të rëndësishme infrastrukturore në qytet. Në kuadër të programit për kompletimin e infrastrukturës rrugore në qytet, program ky i disajnuar dhe inicuar nga i pari i Ferizajt, Agim Aliu ku përfshihen dhjetëra rrugë të qytetit, të mbetura për vite në harresë, sot nisi me asfaltimin e 6 nga 29 rrugëve në zonën urbane.

Për t’i parë punimet dhe konfirmuar se ato po zhvillohen sipas standardeve më të larta të ndërtimit të rrugëve doli edhe i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi. I vendosur në parimin e zero tolerancës ndaj punimve jokualitative dhe sipas standardeve, kryetari Aliu tha se ndaj cilitdo operatorë ekonomik do të merren masa në rast se nuk kryhen punime cilësore, madje kërkoi edhe nga qytetarët që të denoncojnë këto raste.

Në anën tjetër, drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi tha se ky projekt po vijon dhe do të shtrihet në 29 rrugë të qytetit ku 6 vetëm sot po asfaltohen kurse 3 të tjera janë asfaltuar më parë.

“Në kuadër të punimeve infrastrukturore, gjegjësisht projektit të asfaltimit të rrugicave në lotin 3, sot po bëjmë asfaltimin e 6 rrugicave nga 29 rrugicave që ka gjithsej ky projekt. Bëhet fjalë për një projekt në vlerën rreth 320mijë eurove i cili do të ndikoj dukshëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve të kësaj zone urbane. Bëhet fjalë për një projekt ku gjerësia e rrugëve do të sillet nga 4 deri në 6 metra, tash janë 29 rrugica më herët kemi asfaltuar 3 prej tyre, sot po asfaltojmë 6 rrugica dhe ditët në vijim do t’i asfaltojmë rrugicat e mbetura dhe gjatë këtij viti synojmë ta përfundojmë tërësisht këtë llot” tha drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.