Veseli: Zgjedhjet janë të pashmangshme

Views: 141
donita

Kryetari i Kuvendit dhe i Partisë Demokratike të Kosovës, në një konferencë para gazetarëve tha se e pranon vendimin e kryeministrit Haradinajt, por gjithsesi theksoi se ai nuk i ka paralajmëruar aspak e madje nuk është konsultuar me ta

“Vendimi i ish-Kryeministrit për dorëheqje është vendim personal dhe si të tillë e kemi pranuar, pavarësisht që për këtë nuk kemi pasur asnjë njoftim ose konsultë paraprake.” tha Veseli.

Kryetari i PDK’së gjithashtu tha se partia e tij është “e gatshme për zgjedhje të parakohshme kurdo që do të mbahen, dhe se tashmë zgjedhjet janë të pashmangshme”.

Sa i përket datës së zgjedhjeve, Veseli tha se do të konsultohen me partnerët e koalicionit dhe partive tjera të opozitës.

Ai gjithashtu bëri thirrje që ftesat e Gjykatës Speciale të mos shkaktojnë pasiguri tek qytetarët.

“Ftesat që vijnë për bashkëluftëtarët tanë, nuk duhet të shkaktojnë huti apo pasiguri tek qytetarët” tha Veseli