Pejë: Vjehrri rreh renë, e bën për spital

Policia në Pejë ka njoftuar se, mbrëmë rreth orës 22:00, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që pas një mosmarrëveshjeje në familje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e djalit të tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar ndihmë mjekësore.

Me dëshirën e saj, ajo më pas është kthyer në shtëpi te bashkëshorti i saj.

Ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.