Haradinaj flet për media pas intervistimit në Hagë

Views: 132
Avantgardia

Sapo ka përfunduar intervisitimi i Kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj nga prokurorët e Dhomave të Specializuar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Haradinaj tha se ka qenë i ftuar si i dyshuar dhe shtoi se nuk ia lejon këshilla ligjore që të jep detaje se për çfarë konkretisht është pyetur.

“E kam kryer obligimin ligj or, si i dys huar. Kam pranuar këshillën ligjore që mos të përgjigjem për çka jam pyetur. Këto janë procedura ligjore jo për të fsheh diçka nga publiku, por meqë ligji nuk ma lejon… “, ka thënë Haradinaj duke shtuar se ende nuk e di rolin e tij se për çka është ftuar si person i dysh uar.