Tregu i veturave në Prishtinë kthehet në kasaphane të shpezëve

Views: 142
donita

Kundërmim i mbetjeve të shpezëve të ndryshëm, shitje e llojeve të ndryshme të kafshëve dhe produkteve të tjera pa asnjë standard të plotësuar është pamja që ka marrë ‘tregu i veturave’ në Prishtinë. Përveç kësaj, kalimi në këtë pjesë është tejet i vështirë për shkak të bllokimit të trotuareve. Për gjitha këto organet komunale në Prishtinë nuk dhanë përgjigje.

Kasapë me thikë në duar dhe koka të pulave është pamja e trishtueshme që shumë qytetarë ballafaqohen në hyrje të këtij tregu.

Për mërgimtarin që ka ardhur për pushime në Kosovë, Luan Gashi pavarësisht gjitha mundësive për të blerë në këtë treg, higjiena është nën nivelin e pritur.

Se ka mungesë të sigurisë për të blerë në këtë treg e thotë edhe qytetari tjetër, Hamid Selmanaj, derisa thekson se ka humbur besimi në blerjen e produkteve ushqimore.

Ndryshe nga këta, u shpreh njëri prej shitësve të shpezëve, Haki Magjolli, i cili thotë për se kjo është e vetmja mundësi mbijetese për ta, teksa thekson se gjitha mbeturinat dhe mbetjet e kafshëve i largojnë në fund të ditës.

Përveç shitjes së shpezëve dhe kafshëve të ndryshme në hyrje të këtij tregu gjen edhe produkte ushqimore dhe teknike.

Pikërisht për shkak të një përleshje në mëngjesin e sotëm një person është plagosur në këtë treg