Anija turistike në Shqipëri përfshihet nga flakët

Anija turistike “Aqua Marine” është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm, pranë brigjeve të Karaburunit në jug të vendit.

Top Channel ka siguruar fotot dhe videot e anijes në flakë, një ngjarje e rëndë nga e cila fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Ka qenë ora 4 e mëngjesit kur zjarri, që dyshohet se ka ardhur nga pjesa e motorrit, e ka përfshirë gjithë anijen.