Kadri Veseli neser në Shtime, paralajmëron takim me të rinjët

Views: 75
Avantgardia

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Shtime ka paralajmëruar viziten e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i cili do të mbahet nesër, e enjte, ora 19:30 ne ambient të hapur, perkatesisht në parkun e Qendres Rinore.

Sipas kryetares se Rinisë Demokratike në Shtime, Medina Brahaj, qëllimi i takimit është mobilizimi dhe përgatitja për zgjedhjet e parakohshme nacionale.