Kapen dy gra duke vjedhur në supermarket, fshihnin ushqimin poshtë hixhabit

Views: 308
Avantgardia

Dy gra të veshura me hixhab janë kapur duke vjedhur në një supermarket në Londrën Lindore. Ato u kapën nga siguria dhe stafi, të cilët i detyruan që të nxirrnin cdo gjë që kishin fshehur poshtë veshjes fetare.

Një turmë e madhe njerëzish u mblodh në vendin ku gratë nxorrën rreth 20 produkte të fshehura dhe fotografitë u bënë virale. Njëra prej tyre coi veshjen duke treguar të brendshmet që të vërtetonte se nuk kishte më asgjë të fshehur.

Një burrë që po fotografonte tha: “Nuk janë myslimane, shikoni çfarë kanë bërë.” Por të dyja pretendonin se ishin besimtare të fesë myslimane.

Nuk dihet ende nëse gratë janë lënë të lira apo janë arrestuar.