Ne Shtime i mësyjnë shtëpisë së mërgimtarit, e plagosin, ai dhe vëllai i tij e vrasin njërin prej tyre

Views: 452
Avantgardia

Një i vdekur e një i plagosur është bilanci i një ngjarje që ka ndodhur rreth orës 03:20 në Shtime.

Katër persona të maskuar kanë hyrë në një shtëpi të një mërgimtari nga Zvicra, i cili sapo ishte kthyer.

Mehmetali Hajdini, major në Policinë e Kosovës, teksa e ka konfirmuar lajmin për IK, ka dhënë detaje. Ka thënë se të katër personat ishin të maskuar.

“Rreth orës 03:20 katër persona të maskuar kanë hyrë në një shtëpi. Dysho het se qëllimi i tyre ka qenë grabitja. Janë ballafaquar me pronarin e shtëpisë, kanë kërkuar dorëzim prej tij, por ai është nuk është dorëzuar”, ka tHënë Hajdini.

Gjithnjë sipas tij, njëri nga grab itësit ka nxjerrë revolen dhe ka shti në drejtim të pronarit të shtëpisë.

“E ka plagosur pronarin e shtëpisë, dhe pas kësaj kanë filluar të ikin prej aty. Pronari i shtëpisë duke zbritur poshtë e ka takuar vëllanë e vet në oborr, i cili e ka dëgjuar krismën. Kanë nisur t’i ndjekin gra bitësit”, ka thënë Hajdini për IK

Në ndjekje e sipër ata janë takuar me njërin prej tyre.

“Dysho het se ka pasur goditje të dyanshme, ku njëri nga grabitësit ka gjetur vdekjen aty për aty, prej plagëve të marra”, ka thënë Hajdini.

Policia, ka thënë Hajdini, është në fazën e grumbullimit të të dhënave tjera.

“Jemi në fazën e grumbullimit të informacioneve. I vdekuri nuk ka pasur dokumentacion me vete. Për tre të tjerë ende nuk kemi informacione”, ka thënë ai.