Shtime: Grabitësi vritet, pronari i një shtëpie mbetet i plagosur

Views: 1199
Avantgardia

Një person ka mbetur i vdekur dhe një i plagosur gjatë një tentative për grabitje në Lagjen e Pajtimit në Shtime.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Mehmetali Hajdini, ka konfirmuar per IK se i vdek ur në vendngjarje ka mbetur njëri prej grabit ësve, kurse i plagosur është pronari i shtëpisë që ka qenë cak i haj nave.

“Dysho het se disa persona kanë hyrë për të grab itur në një shtëpi dhe gjatë tentativës kanë hasur në pronarin e saj të cilin e kanë plagosur në këmbë. Gjatë tentativës për të ikur grabi tësit, pronari i shtëpisë dhe vëllai i tij u janë vënë në ndjekje ku dhe kanë arrit që ta ndalin njërin prej tyre”, ka thënë Hajdini, njofton IK

“Nga plagët që i janë shkaktuar me shkopinj i dysh uari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Identiteti i viktim ës nuk dihet pasi që nuk ka poseduar me vete dokumentacion. Mosha e tij sillet të jetë rreth 40 vjeç”.

“Trupi i pajetë i viktim ës është dërguar për obduksion. I plagosuri – pronari i shtëpisë është dërguar për trajtim mjekësor, kurse vëllai i tij është arre stuar”.