Aksioni i Policisë në Ferizaj kundër lojërave të fatit

Views: 79
Avantgardia

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt është duke zhvilluar një aksion kundër lokaleve të lojërave të fatit që funksionojnë ilegalisht.

Aksionin për KK e ka konfirmuar Mehmedali Hajdini, nga Policia e Ferizajit.

“Prej orës 19:00 Policia ka filluar një aksion për bastisjen e 10 lokaleve të lojërave të fatit që funksionojnë në mënyrë ileg ale. Jemi ende në aksion. Kemi siguruar disa prova materiale. Meqë jemi akoma në zhvillimin e aksionit nuk kemi diçka përfundimtare. Akoma nuk dihet se sa persona duhet t’i shoqërojmë. Për zhvillimin e aksionit jemi në konsultim edhe me prokurorin kujdestar”, tha Hajdini