Babai i pronarit të shtëpisë së vjedhur në Shtime tregon ngjarjen

Views: 424
Avantgardia

Babai i vëllezërve Nrecaj, Hasani, këtë vendim e ka quajtur të padrejtë, derisa sqaron rrethanat se si kishte dëgjuar britmat e djalit të tij kur kishin hyrë në shtëpi hajnat

E ky nuk ishte tentim i parë për vjedhje në këtë shtëpi.

Se kjo vjedhje ishte e planifikuar, e tregojnë edhe familjarët të cilët thonë se para se të hynin në shtëpi, kishin ndalur energjinë elektrike.

Për më shumë se 30 minuta, N. Nrecaj ishte përl eshur me hajnat, derisa shenjat e plum bave në disa prej dhomave të kësaj shtëpie tregojnë se këtu pati disa herë gjuajtje.

Derisa ata janë të shqetësuar me mënyrën se si institucionet e drejtësisë po i trajtojnë këto raste.

E derisa policia thotë se po punon intensivisht në gjetjen e tre hajnave të tjerë, të mërkurën kanë bas tisur shtëpinë e personit të vra rë F. Gashi, i cili rezultoi të jetë djali i një zyrtari policor.