Kadri Veseli ka takur të rinjt e PDK-së në Shtime

Views: 52
Avantgardia

Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i shoqëruar me kryetarin e RDK-së, Donjet Bislimi ka vizituar degën e PDK-së në Shtime në veçanti Rininë Demokratike dhe strukturat e rinisë në Shtime.

Ai është pritur nga kryetarja e RDK-së, Medina Brahaj, kryetari i PDK-së në Shtime, Rrahman Jakupi si dhe kryetari Komunës së Shtimes, Naim Ismajli.

Kryetari Veseli ka thënë se Shtimja ka çelsin e fitores së PDK-së e ajo që sjell fitoren është rinia. Ai ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

Para të pranishmëve fjalë rasti kanë mbajtur kryetarja Brahaj, kryetari Jakupi dhe kryetari Ismajli.