Komuna e Ferizajt ndërton 35 shtëpi për familjet skamnore të kësaj komune

Views: 220

Dimri do të jetë shumë më lehtë i përballueshëm për 35 familje me kushte të rënda ekonomike në Ferizaj, të cilëve Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale bashkërisht me Komunën e Ferizajt, kanë lidhur marrëveshje për ndërtimin e shtëpive, këtë iniciativë e ka marrur i pari i komunës së Ferizajt Agim Aliu

Për të marr pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të njërës nga shtëpitë në fshatin Dubravë, morën pjesë Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Këtë moment, i pari i Ferizajt, Agim Aliu e quajti moment gëzimi dhe vënie në vend të drejtësisë për këtë komunitet të cilëve i ka munguar deri më tani e drejta elementare për jetë, e drejta e banimit, derisa ka shtuar se institucioni që drejton dhe përkrahja institucionale për nisma të tilla asnjëherë nuk do të mungoj.