Bulliqi godet: Iku legjislatura që dhuroi tokë për “liberalizim” vizash

Views: 129
donita

Anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se legjislatura e kaluar do të mbahet mend për cenim të drejtpërdrejt dhe kërcënim permanent të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit.

“Ata të cilët dhuruan tokë për “liberalizim”, populli i Kosovës duhet mbajtur mend gjithmonë!”, ka thënë ai.

Bulliqi është kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.