Deri në pesë orë pritje në Merdare

Views: 166

Pritjet e gjata dhe kolonat me kilometra duket se do të vazhdojnë edhe sot në kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë.

Numri i madh i bashkatdhetarëve të cilët ishin për pushime në Kosovë tashmë janë nisur për t’u kthyer në vendet evropiane ku ata jetojnë dhe punojnë.

E si rezultat i kësaj ata edhe në orët e hershme të ditës së sotme janë përballur me pritje të gjata.

Sipas statistikave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet dhe kolonat më të gjata janë në pikën kufitare në Merdare.

Në këtë pikëkalim kufitar bashkatdhetarët janë duke pritur deri në pesë orë kurse kolona është e gjatë 800 metra.

Po ashtu edhe te Dheu i Bardhë në dalje të Kosovës ka kolonë e pritje. Atje bashkatdhetarët janë duke pritur deri në 30 minuta kurse kolona është e gjatë deri në 250 metra.

Sipas kësaj qendre nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare pritja nuk është më e madhe se 15 minuta.