Shënohet 21 vjetori i rënies së komandant Kumanovës

Views: 127
donita

Sot bëhen 21 vite nga rënia e komandantit të UÇK-së, Ismet Jashari – Komandant Kumanova.

Ai lindi në fshatin Orizare të Kumanovës më 16 prill të vitit 1967. Ishte i biri i Jashar Jasharit e i nënë  Nuries.

Mësimet fillore i mori në vendlindje, ndërsa në vitin 1982 u regjistrua në Gjimnazin e Kumanovës.Ismeti ishte ndër të parët që mori pjesë në themelimin e fondit “Vendlindja thërret”.

Ky fond u bë bazë kryesore e logjistikës dhe e financimit të luf-tës së UÇK.

Menjëherë pas epopesë së Prekazit, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, militanti i përkushtuar i luftës çlirimtare Ismet Jashari bën përgatitjet e fundit për të hyrë në Kosovë.

Më 11 mars të po atij viti, ai, bashkë me Fehmi Lladrovcin, Xhevë Lladrovcin, Mirush Dakën, Bekim Berishën, Agim Bajramin e të tjerë, futet në zonat ku po vepronte UÇK dhe arrin në Likoc të Drenicës, ku asokohe ndodhej baza më e rëndësishme e UÇK-së.

Me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Ismet Jashari caktohet me detyrë ushta-rake në zonën e Llapushës, me qëllim të zgjerimit dhe konsolidimit të radhëve të UCK-së