Vdes pasi aksidentohet me traktor një pjesëtar i Policisë së Kosovës

Views: 150
donita

Ka vdekur zyrtari policor që ishte aksidentuar me traktor me datën 20 gusht.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Me daten 20.08.2019 rreth ores 13:30, kemi pranuar informaten per nje aksident trafiku ne fshatin Rimanishte te Prishtines. Ne kete aksident vikt-ima mashkull A.A 51 vjec, (zyrtar policor), ka pësuar lëndime trupore, pasi është vetëaksidentuar derisa ishte duke e drejtuar traktorin e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK, nga ku sot rreth ores 18:00 jemi njoftuar se vikt-ma ka nderruar jete.