Përurohet këndi i lojërave në Parkun e Lirisë

Views: 88
donita

Mushkërive të Ferizajt, “Parkut të Lirisë” iu shtua edhe këndi i lojërave për fëmijë. Prindërit e gjyshërit që ndajnë kohën për t’u çlodhur në fashon më të bukur të gjelbër të Ferizajt, që nga sot kanë mundësinë që të vegjëlve t’i ofrojnë edhe rekreacionin në këndin e sapo ndërtuar të lojërave. Kjo falë një investimi të realizuar nga Komuna e Ferizajt, me qëllim rirregullimin e kësaj zone duke maksimizuar potencialin e mundësitë që ofron ky park.

Për të përuruar dhe parë punimet që janë kryer aty, doli i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyqi dhe atë të Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu përveç këtij investimi paralajmëroi edhe një mori projektesh që synon të realizoj në këtë zonë.