Të shtëna me armë zjarri në një parking në Prishtinë

Views: 91
donita

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se në një lagje të Prishtinës, në orët e para të mëngjesit të së dielës, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një parking të banesave, derisa nuk raportohet për të lënduar apo edhe të arrest uar.

“Prishtinë 08.09.2019 – 01:45. Raportohet se në parking të banesave janë dëgjuar të shtëna nga armët e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 9 (nëntë) gëzhoja të fishekëve. Nuk raportohet për të lënduar apo arre stuar”.