Haxhi Avdyli: Vetëm Vjosa Osmani mund ta nxjerrë Kosovën nga katrahura

Views: 101
donita

Ish-deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli beson fort se kandidatja për Kryeministre, Vjosa Osmani, mund ta nxjerrë nga katrahura, Kosovën.

Sipas tij, vendi është zhytur në keqpërdorime e korrupsion.

“Kandidatja e LDK-së për Kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgatitjen profesionale, qëndrueshmërinë , guximin , ekipin, dijen dhe vendosmërinë që vendin ta nxjerrë nga katrahura e korrupsionit.

“Përvoja ime jetësore ne fazat e ndryshme historiken, përgatitja profesionale, puna në Kuvend dhe kontakti i im i përditshëm me njerëz , më ka krijuar njohuritë e duhura për problemet bazike të qytetareve”, tha Avdyli.

“Kosova përballet me keqpërdorime, korrupsion e zhvatje , prandaj vetëm Vjosa mund ta kthejë këtë vend në një shtet normal”, tha Avdyli për “PrizrenPress”.

Haxhi Avdyli në legjislaturën e kaluar ka qenë deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Ai, në zgjedhjet e 6 tetorit, garon serish për deputet.

Sipas tij, qytetarëve u ka humbur besimi i perspektivës.

“Ata brengosen më shumë për humbjen e perspektivës ekonomike të vendit, se sa për temat e dialogut, e temat se kush ia nisi luftës i pari”, shprehet ai.