Trajneri i Kosovës, Challandes: Jam krenar me lojtarët e mi, treguam karakter ndaj kombëtares më të mirë në botë

Views: 154
donita

Bernard Challndaes është deklaruar pas humbjes së Kosovës 5-3 ndaj Anglisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Trajneri i Përfaqësueses ka thënë se ai është i lumtur me lojën e treguar nga lojtarët tanë, pasi që kishim përballë njërën nga kombëtaret më të mira në botë.

“Nuk ishin golat e lehtë, ishin gola të bukur, ishte një skuadër e mrekullueshme.  Ne e humbëm topin, dhe ata sulmonin vazhdimisht, ata janë kombëtarja më e mirë në botë”, ka thënë Challandes.

“Trajneri i Anglisë më kishte thënë se ndaj Kosovës do të luanim futboll të mirë dhe ne luajtëm një lojë të mirë, një lojë të nivelit të lartë”.

“Ne bëmë disa gabime në pasime dhe në mbrojtje, dhe në fund është ky rezultat dhe unë e marrë përgjegjësinë sepse unë i kam thënë skuadrës time që të tentojmë në vazhdimësi dhe skuadra tjetër ishte perfektë. E mund të mësojmë shumë nga kjo ndeshje dhe natyrisht se në ndeshjet tjera do të kemi gabime më të vogël dhe do humbi topa më të vogël, pasi kemi marr një mësim i mirë

“Ishte një rezultat që më surprizoi sepse nuk e kemi parë që Anglia që të shënojë gola nga kundërsulme, mirëpo që ne nuk duhet të dorëzohemi dhe mendoj se nuk është një rezultat i keq”, ka shtuar më tej trajneri i Kosovës.

Pas kësaj humbje që është e para për Kosovën, kalojmë në pozitën e tretë me tetë pikë, ndërsa Anglia ka 12 pikë.