Vdes ish-ushtari i UÇK-së

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë Miftar Raci, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur bashkëluftëtari i tij, Rexhep Selim i.

Përmes një shkrimi në Facebook, Selimi ka thënë se Raci jetoi me nderë e me krenari, duke qenë një burrë patriot e bujar.

“Emri i tij do të kujtohet gjithmonë me respekt e nderim nga gjithë ata që e njoften. E kisha për nderë që bashkë me shumë shokë e bashkëluftëtarë të kalonim kohë te gjatë bashkë me Bacin Miftar Hajrën.
Lavdi jetës së tij”, ka shkruar Selimi.