Kjo është kontrata e punës që dëshmon se Glauk Konjuvca ishte pjesë e SHIK’ut

Një Kontratë pune e SHIK’ut e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje Galauk Konjufca po qarkullon nëpër rrejtet sociale, shkruan Gazeta Metro.


Në këtë kontratë pune shihen nënshkrimet e Konjufcës si anëtar i ri i Shërbimit Sekret Informativ, dhe kryetarit të kësaj organizate Kadri Veselit.

Kujtojmë që Dardan Molliqaj kishte thënë se Konjufca ishte edhe në PDK, ndërsa, Shefi i deputetëve ishte për 365 ditë në SHIK. Molliqaj nuk ka treguar se çfarë pozite ka pasur Konjufca dhe as sa është paguar për punën që ka bërë në organizatën e Kadri Veselit.

“S’di a e dini ju që Galuk Konjufca ka qenë një vit pjesë e SHIK’ut. Ai ka qenë në këtë shërbim para se të ishte pjesë e VV’së. Ti vetë Glauk ke qenë pjesë e SHIK. Dil e trego haptas që ke punuar aty”, kishte thënë Molliqaj, në Kuvendin e Kosovës.

Megjithatë, Konjuvca e ka mohuar tërë kohën tërë kohën këtë pohim të Molliqajt, duke ka kërkuar fakte nga Molliqaj për konstatimet se ishte pjesë e SHIK’ut.

“…i pranoj pretendimet e Dardanit, veç me një kusht: le të ofron fakte për shpifjet e tij”, kishte deklaruar Konjufca