Ak sident mes tri veturave në Ferizaj, lëndohen 3 persona

Të premten në mëngjes janë përplasur tri vetura në fshatin në Ferizaj, saktësisht në fshatin Sojevë.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona, raporton IndeksOnline.

Major Mehmetali Hajdini, në Ferizaj, për IndeksOnline ka thënë se aksidentit ka ndodhur pasi një nga veturat ka bërë tejkalim të pasigurt.

“Po e konfirmoj se sot rreth ores 07:00 të mëngjesit në fshatin Sojevë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë të përfshira 3 automjete civile.

Në aksident janë lënduar tre persona, mirëpo fatmirësisht lëndimet nuk janë serioze sipas mjekëve kujdestar.

Si shkaktar i aksientit është ku njëra nga veturat ka bërë tejkalim të pasigurt, me ç’rast eshte ndeshur me dy veturat tjera”, ka thënë Hajdini