Zhduket një 23-vjeçar nga Lipjani, policia dhe familja në kërkim të tij

Një i ri nga Lipjani është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij. Ata e kanë lajmëruar rastin edhe në polici, pasi djali i tyre 23-vjeçar ka dalë nga shtëpia tash e katër ditë dhe më nuk është kthyer, IK.

Para katër ditësh ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Familjarët ne 23-vjeçarit Shqipdon Aliu nga Gadimja e Poshtme e Lipjanit nuk kanë asnjë gjurmë nga ai që prej datës 12 të këtij muaji.

Ata kanë thënë për IK se që nga e diela iu ka humbur kontakti me Shqipdonin.

“Shqipdoni është 23-vjeçar, afërsisht i gjatë 1.68 m. Nuk kemi kontakte me të që nga dita e diele me 12 tetor”, thonë familjarët.