E turpshme një market në Prishtinë hap konkurs, kërkon që punëtorët të jenë provokuese dhe jo serioze

Një market në Prishtinë ka disa ditë që ka hapur shpallje për një vend të lirë pune.

Oferta e cila shihet në portalet e shpalljeve publike qartëson se orari i punës është me marrëveshje, ndërsa paga bazë do të jetë 320 euro.Por, femrat që e kanë kontaktuar pronarin janë ndarë të zhgënjyera nga kërkesat e tij. Në bisedën me të, pronari thotë se femra duhet të jetë joserioze e provokuese.

Një nga femrat që ka kontaktuar me pronarin ka folur për ‘Indeksonline’ ku ka treguar bisedën e turpshme të pronarit në fjalë.

Fatkeqësisht, raste të ngjashme janë parë edhe në të kaluarën në bizneset private kosovare.

Ka nga ta që hapin konkurse vetëm për të investuar femra, qëllimi i të cilëve është i pistë, por asesi që ka të bëjë me punë.