Mesazhet e fundit që la Shqipdon Aliu para se të vdiste

Ahmet Limani nga Gadimja ishte ai që pa i pari trupin pa shenja.

Limani kishte dalë për shëtitje kur kishte hasur në një telefon, i cili rezultoi të jetë i të ndjerit.

Gjatë kontrollit që ia kishte bërë telefonit, Limani kishte lexuar edhe disa porosi që i ndjeri kishte lënë para vdekjes.

Po ashtu mesazhi tjetër që kishte lënë shqipdoni ishte një porosi për familjen e tij të ngushtë.

Ai është gjetur afër një gurthyesi.

E sigurimi që kishte qenë në orar atë kohë tregon se në vendin ku është gjetur Shqipdoni nuk zhvillohen punime.

Trupi i ndjerë i Shqipdonit i është kthyer familjes pasi i është bërë obduksioni.

E me të ardhur koha e drekës, filluan edhe t’ia bënin gati varrin.

Qindra persona morën pjesë në varrimin e të riut, i cili ende nuk dihet si vdiq.

Ai u varros afër babait të tij, i cili ndërroi jetë pesë ditë më parë.

Ndërkohë, familjarët thonë se nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me Shqipdonin.

Në varrim ishin edhe shokët e Shqipdonit, dhe krerët e komunës së Lipjanit.

Në anën tjetër, Prokuroria e Shtetit gjatë ditës ka thënë se trupi që është gjetur i vdekur në rrethana të dyshimta, kurse rezultatet e obduksionit që ende nuk janë publikuar do të ndihmojnë shumë për zbardhjen e rastit.

Shqipdoni ishte djali i vetëm i familjes, derisa ka lënë një motër të vogël nëntëvjeçare dhe të ëmën.