Dështimi i turpshëm i Muharrem Sfarçës

Ishte befasia e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kishte arritur që ta mposhte në Ferizaj PDK-në, me në krye Agim Aliun, e prapa të cilit qëndronte fuqishëm edhe një nga ish- drejtuesit e SHIK-ut, Elmi Reçica.

Mirëpo, për Më pak se dy vjet, Muharrem Sfarqa i Lidhjes Demokratike të Kosovës i humb dy palë zgjedhje, raporton IK

Ai përpos që humbi zgjedhjet lokale më 2017, përballë Agim Aliut, ai ka pësuar debakëll edhe në zgjedhjet e 6 tetorit.

Sipas listës së votave të kandidatëve të LDK-së për deputet, Muharrem Sfarqa edhe pse në garë hyri si kryetar i një prej degëve më të mëdha të LDK-së, ai nuk ka marrë votat e mjaftueshme për deputet.

Ai nuk arriti që të marrë më shumë se 6 mijë vota.