Ky është numri i votave të Labinot Tahirit në zgjedhje

Labinot Tahiri nuk ka arritur të risigurojë ulëse në Kuvendin e Kosovës, pasi ka fituar vetëm 3.542 vota në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Ndërkaq, edhe dy ish-deputetët e Kuvendit, Fisnik Ismaili dhe Frashër Krasniqi, nuk kanë arritur të sigurojnë ulëse në Kuvend.

Ata kanë marrë më pak se tre mijë vota, të pamjaftueshme këto për t’u zgjedhur deputetë.

Krasniqi, sipas një dokumenti që shfaq votat e kandidatëve të koalicionit AAK-PSD, ka arritur të fitojë 3,762 vota. Ndërsa, Fisnik Ismaili ka fituar 1,618 vota.

E, Dardan Molliqaj, sekretari i Partisë Socialdemokrate, ka arritur të fitojë pak mbi 3 mijë vota në zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit, në të cilat garoi si kandidat për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD.