Renia drastike e Dardan Molliqajt – Ja sa vota mori në Zgjedhje

Dardan Molliqaj, sekretari i Partisë Socialdemokrate, ka arritur të fitojë pak mbi 3 mijë vota në zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit, në të cilat garoi si kandidat për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD.

Molliqaj, sipas një dokumenti që shfaq votat e secilit kandidat të koalicionit, ka fituar 3.029 vota në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Në zgjedhjet e vitit 2017, kur kishte garuar për herë të parë për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Molliqaj kishte arritur të fitonte 49 mijë vota – rreth 46 mijë vota më shumë sesa në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ndërkaq, Ramush Haradinaj, bartësi i listës së koalicionit AAK-PSD, ka arritur të mbledhë mbi 72 mijë vota në mbarë vendin.

Daut Haradinaj ka marrë 22.700 vota, Bekë Berisha 11.388, Pal Lekaj 9.813, Visar Ymeri 5.089, ndërsa Dardan Sejdiu 4.339 vota gjithsej.