Tri vite nga vdekja e Astrit Deharit, të gjitha aktivitet që do të mbahen në kujtim të tij

Më 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të pasqaruara deri më sot, vdiq aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Publikimi i të gjeturave të raportit të ekspertëve të mjekësisë ligjore nga Qendra Universitare Romande për Mjekësi Ligjore në Lozanë (CURML) të Zvicrës i ka dhënë të drejtë kërkesës së familjes Dehari për hetim të ri mbi rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit.